Komuna e Drenasit mbështet mikro bizneset në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese
Bazuar në rregulloren komunale për ndarjen e subvencioneve dhe programin “Participimi tek ndërmarrjet mikro (0-9 punëtor) dhe Start-Up” Drejtoria për Zhvillim Ekonomik (DZHE) në Komunën e Drenasit, shpall thirrje publike për subvencione/mbështetje financiare për mikro biznese dhe Start-Up biznese në Komunën e Drenasit duke u dhënë prioritet më shumë zejeve tradicionale, artizanatet dhe start up biznese, ide inovative që ofrojnë më shumë mundësi punësimi.
Komuna e Drenasit ka njoftuar se kjo thirrje bazohet në gjendjen të cilën e ka shkaktuar pandemia, vështirësitë e ushtrimit të veprimtarive të bizneseve dhe zhvillimit të star-up bizneseve.
Përmes kësaj thirrje, Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Zhvillim Ekonomik synon të mbështesë mikro bizneset dhe start-up në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, qëndrueshmërinë, punësimin dhe të zbusë dëmet e shkaktuara nga pandemia me qëllim zhvillim ekonomik lokal të Komunës së Drenasit.