Komuna e Drenasit ndan 160 bursa për studentë
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të hënën ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit më përfaqësuesit e kompanive që kanë ndihmuar studentët e kësaj komune për përfitim të bursave komunale për vitin akademik 2018/2019.
Në shenjë falënderimi, kryetari Lladrovci u ka dhënë mirënjohje kompanive të cilat kanë shprehur vullnetin për t’i ndihmuar studentët me bursa studimi.
Komuna e Drenasit ka ndarë 160 bursa për vitin akademik 2018/2019, 140 bursa për studentet e nivelit të studimeve bachelor dhe 20 për studentët e nivelit të studimeve master.
Gjithsejtë nga lista përfituesve të studentëve që i kanë plotësuar kriteret sipas konkursit për përfitimin e bursës janë 227 student. Nga lista pritëse për përfitim të bursës e që kanë ndihmuar studentët janë këto kompani:
“Al-Trade Center” me pronar Sokol Gashani ka ndihmuar me 10 bursa studimi
“Al-Trade Holding” me prona, Bajram Gashani ka ndihmuar me 10 bursa studimi
“Prestige Media” me pronar Bedri Llapashtica ka ndihmuar me 5 bursa studimi
“BM Group” me pronar Bedri Gllareva ka ndihmuar me 5 bursa studimi
Kompania “Kulla com” ka ndihmuar me 2 bursa studimi
Kompania “Durimi Shpk” me pronar Haxhi Lladrovci ka ndihmuar me 2 bursa studimi
Kompania “Klea Shpk” me pronar Nusret Elshani ka ndihmuar me 2 bursa studimi
“Fer-Petrol” me pronar Mehdi Gjoka ka ndihmuar me 2 bursa studimi
Restaurant “Dijamant” me pronar Faton Haziraj ka ndihmuar me 2 bursa studimi
Kompania “Progress” me pronar Beqir Heta ka ndihmuar me 2 bursa studimi
“B.I” me pronar Kaltrim Vrellaku ka ndihmuar me 1 bursë studimi
Kopshti “Bambi” me pronare Kaltrina Mulaj ka ndihmuar me 1 bursë studimi
Kompania “A&I” me pronar Isuf Hajdari ka ndihmuar me 1 bursë studimi
Barnatore “Vita+” me pronar Arben Kuliqi ka ndihmuar me 1 bursë studimi
Kompania “Korabi” me pronar Avdullah Morina ka ndihmuar me 1 bursë studimi
Kompania “Korabi” me pronar Avdullah Morina ka ndihmuar me 1 bursë studimi
Kompania “Blinaja” me pronar Afrim Krasniqi ka ndihmuar me 1 bursë studimi
Nga lista e përfituesve të bursës kanë mbetur edhe 15 studentë dhe Komuna e Drenasit është ne kërkim të kompanive për t’i financuar edhe këta studentë.
/Epoka e re/