
Komuna e Drenasit ndan 160 bursa studimi
14 nëntor 2018
| 18:05
Të mërkurën në Sallën e Kulturës në Komunës së Drenasit, studentët përfitues të bursës komunale për vitin akademik 2018/2019, kanë nënshkruar kontratat për marrjen e burës.
Me rastin e nënshkrimit të këtyre kontratave, ka marr pjesë edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka nënshkruar kontratat për 140 bursist të nivelit të studimeve bachelor dhe 20 master, ndërsa përfitues të bursës gjithsej do të jenë 227 studentë, edhe përmes donatorëve.
Lladrovci i është drejtuar studentëve edhe me një fjalë rasti, ku ka thënë se ndjehet krenar si kryetar komune, sepse asnjë studenti që i plotëson kushtet, nuk i është mbyllur dera.
/Epoka e re/