Komuna e Drenasit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me “Islamic Relief”
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë për Bujqësi, Anita Avdullahu – Dvorani, kanë pritur në takim përfaqësuesit e organizatës “Islamic Relief Kosova”, përkatësisht Mohamed Soliman, ku edhe kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për realizimin e projekteve bujqësore për fermerët e Komunës së Drenasit.
Më nënshkrimin e memorandumi, komuna e Drenasit së bashku me organizatën “Islamic Relief Kosova” do të bashkëfinancojnë katër projekte bujqësore ku përfshihen; motokultivator për fermer, sera, shpërndarës plehu artificial si dhe spërkatëse.
Lladrovci ka falënderuar drejtorin e “Islamic Relief Kosova” Soliman dhe përgjithësisht këtë organizatë, që për sa vite është mbështetëse e shumë projekteve bujqësore për fermerët e Komunës së Drenasit.