Komuna e Drenasit nis hartimin e Hartës Zonale 2020-2028
10 dhjetor 2019
| 10:42
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit bashkë me GIZ-in gjerman, kompaninë “Plan A Consulting” dhe Ekipin Komunal të Planifikimit, kanë filluar edhe zyrtarisht hartimin e hartës zonale të Drenasit 2020-2028.
Në punëtorinë për hartën zonale që është mbajtur të hënën dhe të martën është diskutuar për procesin e zhvillimit të hartës zonale të Komunës së Drenasit, kushtet, zonimin, bonuset dhe Planin rregullues të hollësishëm.
Harta zonale është dokumenti më i rëndësishëm për planifikim hapësinor që do të vendos veprimet, aktivitetet dhe rekomandimet relevante hapësinore si dhe rregullat për implementimin e tyre.
/Epoka e re/