Komuna e Drenasit ofron shërbime të analizave të gjëndrës tiroide pa pagesë
Komuna e Drenasit ka nisur një iniciativë të re që ofron shërbime të analizave të gjëndrave tiroide pa pagesë, duke e bërë kështu të parën në nivel vendi. Programi plotëson standardin e aplikueshëm laboratorik bazuar në Udhëzimin Administrativ UA 04/2020. “Ky shërbim është një hap drejt përparimit të shëndetit publik, duke siguruar qasje të lehtë për analiza të rëndësishme shëndetësore për qytetarët e Drenasit. Komuna synon të përmirësojë kujdesin shëndetësor dhe të sigurojë një standard cilësor të shërbimeve laboratorike për qytetarët e saj”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.
Më tej thuhet se iniciativa ka për qëllim të ndihmojë në zbatimin e praktikave më të mira të shërbimeve shëndetësore dhe të rrisë ndërgjegjësimin për shëndetin e gjëndrës tiroide në komunitetin tonë.
Duke vlerësuar se shërbimi i analizave laboratorike për gjëndrën tiroide ka qenë shumë i kushtueshëm, Komuna e Drenasit ka investuar në pajisjet e nevojshme për të ofruar këtë shërbim falas për qytetarët tanë