Komuna e Drenasit përfiton 500 shporta për mbeturina të riciklueshmef
20 gusht 2019
| 16:03
Në kuadër të reformave për menaxhimin e mbeturinave dhe bashkëpunimit disavjeçar në mes të komunës së Drenasit, përkatësisht Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, GIZ-it gjerman si dhe organizatës GAC, të martën ndërmarrja regjionale “Pastrimi” ka pranuar një kontingjent prej 500 shportave të cilat kanë për qëllim ndarjen e mbeturinave të riciklueshme në burim.
Me këtë rast, drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi, ka falënderuar organizatën GIZ dhe GAC për bashkëpunimin e vazhdueshëm për të pasur një mjedis sa me të pastër.
Shportat 240L do të shpërndahen në ekonomi familjare dhe biznese dhe kanë për qëllim ruajtjen e mjedisit dhe zvogëlimin e sasisë së mbeturinave në deponi.
/Epoka e re/