![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/06/drenas-6.jpg)
Komuna e Drenasit përfundon dhjetëra projekte infrastrukturore
Komuna e Drenasit ka përfunduar dhjetëra projekte infrastrukturore sipas planifikimit dhe po ashtu është në përfundim të shumë projekteve të tjera.
Në kohën kur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka prezantuar në takimin me qytetarë për periudhën gjashtëmujore të punëve, ka përfunduar edhe rrjeti i kanalizimit në shumë fshatra ne gjatësi të përgjithshme prej 26 mijë e 280 metra, asfaltim të rrugëve që janë në fazën e punimeve ne gjatësi prej 25 mijë metra, në rrugica me kubëza 457 metra, trotuare me gjatësi 680 metra, kanale atmosferike, kulluese, fazat për pastrimin dhe thellimin e lumit “Drenica” dhe “Verbica”.
“Komuna e Drenas me intensitet është duke i implementuar projektet e planifikuara të kryhen gjatë këtij viti. Mjetet nga investimet kapitale të komunës janë rreth 5 milionë euro, ndërsa nga financimi i projekteve nga niveli qendror, garantët e ndryshme të performancës së mirë komunale si dhe përkrahja nga donatoret e ndryshëm, vlera e përgjithshme e investimeve për ketë vit kalon shumën mbi 10 milionë euro”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.
/Epoka e re/