Komuna e Drenasit përkujdeset për hapësirat publike
11 shtator 2020
| 16:17
Komuna e Drenasit ka njoftuar se në vazhdimësi është duke ndërmarrë aktivitete që kanë të bëjnë me pastërtinë e hapësirave publike dhe mirëmbajtjen e tyre.
Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në këtë komunë është duke po mbikëqyrë mirëmbajtjen e sipërfaqeve publike, në mënyrë që “mjedisi ku ne jetojmë të jetë i pastër, sidomos tani kur po përballemi me pandeminë e shkaktuar nga virusi Covid-19”.
“Kujdesi ndaj mjedisit ndikon në ruajtjen e shëndetit të familjes dhe shoqërisë sonë”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.