Komuna e Drenasit pranon 60 komposterë shtëpiak
14 tetor 2020
| 15:18
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë gjatë kësaj jave ka bërë pranim e 60 komposterëve në kuadër të projektit “Kompostimi shtëpiak në 6 komuna”, në bashkëfinancim në mes të komunave dhe GIZ-SMS “Green Art Center”.
Drejtoresha për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi, ka thënë se ky projekt me rëndësi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Kompostimi shtëpiak është me rëndësi për qytetarët e Drenasit pasi ka për qëllim reduktimin e sasisë totale të mbetjeve që depozitohen në deponi”, ka thënë ajo.
(Q.R / Epoka e re)