Komuna e Drenasit shpall konkurs për 160 bursa për studentë
Komuna e Drenasit ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune që studiojnë në universitetet publike për vitin akademik 2019-2020.
Kjo komunë ka bërë me dije se në këtë konkurs kanë të drejtë konkurrimi vetëm studentët e rregullt të nivelit bachelor në të gjitha fakultet apo drejtimet e studimit.
“Numri i bursave që do të ndahen është 160, ndërsa, lartësia e bursës komunale për një student është 500 euro. Këto bursa kanë për synim ngritjen e cilësisë së arsimit dhe janë në vazhdën e përkushtimit të kryetarit, Ramiz Lladrovci dhe komunës së Drenasit në mbështetjen ndaj studentëve. Secili student që i plotëson kushtet do të gëzojë të drejtën e përkrahjes për marrjen e bursës”, ka njoftuar Komuna e Drenasit. Konkursi në fjalë do të jetë i hapur deri më 23 tetor, kurse përfituesit e bursave do të informohen pas përzgjedhjes finale.
Komuna e Drenasit vitin e kaluar ka ndarë 227 bursa për studentët.
/Epoka e re/