Komuna e Drenasit shpërblehet me dy çmime të rëndësishme
15 maj 2019
| 16:04
Komuna e Drenasit është shpërblyer me dy çmime: “Çmimin për arritje në fushën e përfaqësimit të barabartë gjinor në vitin 2018”, si dhe me “Çmimin për performancën më të mirë komunale për vitin 2018”.
Ndarja e çmimeve u bë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ku ministrja Adriana Hoxhiq ka ndarë çmimet në një ceremoni solemne.
Çmimet i ka pranuar kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci.
Kryetari Lladrovi ka thënë se këto shpërblime janë një tregues i angazhimit të vazhdueshëm të Komunës së Drenasit e cila vazhdon të mbetet promotor dhe shembull i zbatimit të ligjit dhe vlerave demokratike.
/Epoka e re/