Komuna e Drenasit vazhdon aktivitetet për largimin e deponive ilegale
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, është duke vazhduar aktivitetet për largimin e deponive ilegale nga territori i kësaj komune.
Këtë herë kjo drejtori ka vazhduar largimin e deponisë te pishat, afër lagjes “Nishori” në Komoran.
“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarët, që mbeturinat inerte t’i dërgojnë në deponinë inerte në Llapushnik, me qëllim që t’i ruajmë hapësirat e gjelbëruara. Kjo deponi është caktuar nga Komuna e Drenasit për hedhjen e mbeturinave inerte nga qytetarët, në mënyrë që të parandalohet krijimi i deponive ilegale me përmbajtje inerte. Mënyra më e mirë për ta parandaluar pandeminë është mbrojtja e natyrës për një të ardhme të shëndetshme. Këto aktivitete do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, ka njoftuar komuna e Drenasit. (L.G/ Epoka e re)