Komuna e Drenasit vazhdon me projektin për zgjerimin e rrjetit të ndriçimit
23 dhjetor 2018
| 17:00
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, ka vazhduar projektin e ndriçimit publik edhe në zonat urbane, përkatësisht para institucioneve në fshatin Arllat dhe Gllanasellë. Ky lloj i ndriçimit është modern dhe pas orës 00:00 deri në mëngjes ka intensitet më të ulët që të kursehet energjia elektrike.
Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi, ka theksuar se do të vazhdojmë me projekte të tilla, në mënyrë që t’ua lehtësojmë jetën të gjithë qytetarëve të Komunës së Drenasit.