Komuna e Drenasit vendos tenda në hapësirat e QKMF-së

16 mars 2020 | 10:55

Shtabi emergjent i Komunës së Drenasit, i udhëhequr nga kryetari Ramiz Lladrovci, bashkë me komandanten e Policisë, Feime Bajrami dhe drejtorin e QKMF-së, Ismet Bogiqi, kanë mbajtur mbledhje të rregullt, për të diskutuar për gjendjen aktuale dhe zbatimin e masave preventive të virusit COVID.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar stafin shëndetësor të QKMF-së në Drenas, zyrtarët policorë, inspektorët komunalë dhe ata të shërbimeve publike dhe emergjente që në këto ditë kanë qëndruar në dispozicion 24 orë për të siguruar se të gjitha masat po zbatohen sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShP).

Po ashtu, Lladrovci ka shprehur falënderim edhe ndaj qytetarëve të cilët në këtë periudhë kanë zbatuar masat dhe rekomandimet e dhëna nga organet kompetente. Në këtë mbledhje të Shtabit Emergjent është marrë vendim që te vendoset një tendë në hapësirat e QKMF-së në Drenas, në mënyrë që ata të cilët dyshojnë se kanë simptoma të ngjashme me ato të virusit COVID-19, të kontrollohen fillimisht në tendë.

Shërbimet brenda QKMF-së nuk do të ndalen. Drejtori i Inspeksionit, Milaim Hajdari, i ka njoftuar të pranishmit lidhur me inspektimet që janë kryer nëpër bizneset e Drenasit për respektimin e masës së mbylljes së bizneseve sipas vendimit të qeverisë, mbajtja e higjienës dhe për çmime. Ndërsa, komandantja e Stacionit Policor në Drenas, Feime Bajrami, ka deklaruar se sa i përket çështjes së sigurisë publike, nuk do të mungojë mbështetja e zyrtarëve policorë për 24 orë në shërbim të qytetarëve. Komuna e Drenasit nuk ka ndalur shërbimet me qytetarë, mirëpo ka marrë masa që shërbimet që ofrohen për qytetarët të jenë të sigurta, por me staf të reduktuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke marrë parasysh 4.500 të prekurit me koronavirus dhe 91…