Komuna e Ferizajt kërkon që kryerësit e vjedhjes në kishën e fshatit Talinoc i Muhaxherëve të vihen para drejtësisë
21 qershor 2021
| 13:57
Komuna e Ferizajt lidhur me rastin e vjedhjes në kishën e fshatit Talinoc i Muhaxherëve ka dënuar këtë vepër kriminale, rast i izoluar dhe njëkohësisht ka kërkuar nga organet kompetente t’i zbardhin rrethanat e rastit, ashtu që kryesit të vihen para drejtësisë.
“Ferizaj në ADN-në e tij ka bashkëjetesën mes besimeve, multikulturalitetin dhe, si të tilla, këto paraqesin vlera që me ngulm mbrohen dhe promovohen nga ferizajasit”, ka njoftuar Komuna e Ferizajt.