Komuna e Ferizajt ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike
24 dhjetor 2020
| 11:24
Me urdhëresën e nxjerr nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, nga dita e sotme e deri më 15 janar 2021, ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, përkatësisht në zona të banuara, rrugë, sheshe, tregje.
Për zbatimin e kësaj urdhërese do të përkujdeset Inspektorati i Komunës së Ferizajt.
Përjashtim nga kjo urdhëresë bën data 31 dhjetor 2020 përkatësisht orari nga ora 23:00 deri në 00:30 të datës 1 janar 2021.