Komuna e Ferizajt ndalon tregtimin e masës drusore në tregjet ilegale
08 mars 2021
| 14:36
Me vendimin e kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, që nga data 15 mars nuk do të lejohet tregtimi i masës drusore në tregjet e deritanishme ilegale të masës drusore, përveç në hapësirën e përcaktuar pranë Tregut të Kafshëve në Ferizaj.
“Njoftohen shitësit e drunjve se Inspektorati i Komunës tashmë është në terren për të njoftuar mbi këtë vendim dhe se nga data e lartcekur, të gjithë shitësit në tregjet ilegale, kudo në territorin e Ferizajt do të ndëshkohen sipas legjislacionit në fuqi”, ka njoftuar Komuna e Ferizajt.