Komuna e Ferizajt ngushëllon familjarët e katër të vdekurve në aksident
Në pasditen e sotme në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, përkatësisht në fshatin Koshare, vdiqën tragjikisht katër persona dhe një tjetër u lëndua rëndë.
Për këtë rast kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka ngushëlluar familjarët e viktimave përmes një telegrami dhe ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarin.
“U trondita kur mësova lajmin se në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Koshare, sot, ndodhi një aksident me përmasa tragjike, e ku humbën jetën 4 qytetarë dhe një u lëndua rëndë. Të pikëlluar jemi sot të gjithë, nga ky aksident tragjik. Jemi me familjarët e viktimave në këto orë të rënda për to. Presim që sa më parë të zbardhen shkaqet që çuan në aksident dhe apelojmë për shtim të kujdesit në trafik. Njëkohësisht i urojmë shërim të shpejtë të lënduarit nga ky aksident. Ngushëllime të sinqerta familjarëve, miqve e të njohurve të viktimave që humbën jetën sot tragjikisht në këtë aksident rrugor” përfundon telegrami i ngushëllimit.