Komuna e Ferizajt nis projektin vetëdijësues kundër bullizmit në shkolla
Në shkollën “Ahmet Hoxha”, ka nisur sesioni i parë i projektit unik kundër bullizmit, mbështetur nga Komuna e Ferizajt.
Me këtë rast, përmes rrëfimit personal të ferizajasit, Labinot Azemi, që ishte viktimë e bullizmit në shkollë, ka shpërndarë tek nxënësit e disa shkollave në Ferizaj mesazhet kundër bullizmit, fenomen ky shqetësues e i rrezikshëm për zhvillimin e personalitetit që nga fëmijëria e hershme e deri në moshën madhore.
“Labinot Azemi, ideator e realizator i këtij projekti u shpreh se realizimi i këtij projekti që ka mbështetjen e Kryetarit Aliu, është përmbushje e përpjekjeve të tija të kahmotshme, që të sensibilizoj këtë fenomen dhe pasojat e saja negative në shoqëri, duke u bazuar në përvojën e tij personale. Diskutimet për këtë temë, përpjekjen që përmes këtij projekti të ngritet vetëdija mbi këtë fenomen tek shkollarët e mirëpritën dhe vlerësuan edhe drejtues, mësimdhënës e nxënës të shkollës ‘Ahmet Hoxha’, ku u realizua ligjërata e parë, projekt që ditëve në vijim do të shtrihet edhe në shkolla tjera”, është thënë në njoftimin e komunës.