Komuna e Ferizajt premton zgjidhjen e problemeve për operatorët kabllorë
Koordinimi për zgjidhjen e problemeve me të cilat po përballen operatorët kabllorë në Komunën e Ferizajt ishin temat kryesore të diskutimit në takimin e realizuar nga përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Komunën e Ferizajt, Arben Halili.
Anëtari i bordit të OAK-së, Hysni Zogaj, ka falënderuar Halilin për gatishmërinë për realizim të këtij takimi. Ai ka thënë se Komuna e Ferizajt tashmë është e njoftuar me problemet e operatorëve kabllorë, pasi edhe më parë kemi realizuar takime për këtë qëllim dhe është premtuar zgjidhja e tyre.
Zogaj ka kërkuar nga drejtori Halili që nënkontraktori të respektoj tenderin, duke mos shfrytëzuar hallkat e operatorëve pasi në tender ka të përcaktuar shumën e planifikuar për ato.
Ndërsa përfaqësuesit e IPKO-s, kanë theksuar se përveç dëmtimit të cilësisë së internetit si rezultat i interferencave si pasojë e mungesës së filterave në ndriçimin publik, shqetësuese është edhe përdorimi i hallkave të operatorëve kabllorë nga nënkontraktori komunal. Sipas tyre, ky përdorim i hallkave është konsideruar se po vënë në rrezik jetën e shumë teknikëve.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e “OrangeNet”, kanë shtuar se me një problem të tillë janë përballë edhe në komuna tjera dhe një ndër rastet ku kanë has mirëkuptim edhe zgjidhje të problemit është edhe Komuna e Kamenicës.
Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike, Arben Halili, Komuna e Ferizajt është në dijeni për vështirësitë që po hasin operatorët, mirëpo kufizimet financiare i kanë obliguar që të bëjnë zgjidhje graduale të problemit.
Halili ka theksuar se Komuna e Ferizajt ka mbi 10 mijë poqa dhe se nënkotraktori komunal ka përgjegjësi për mirëmbajtje dhe rregullim. Ai ka thënë se duke pasur parasysh se tendri është për tre vjet, nuk mund të ndikohet që të bëhet ndryshime.
Në fund të këtij takimi është vendosur që në fillim të javën së ardhshme Komuna e Ferizajt të del me një ofertë konkrete, qëllim kryesor i të cilës do të jetë plotësimi i kërkesave të operatorëve.
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe operatorët kabllorë janë dekoruar se në rast të rrezikimit të jetës së ndonjë prej teknikëve, përgjegjësia do të bie mbi nënkontraktorin komunal.
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në këtë takim është përfaqësuar nga: anëtari i bordit, Hysni Zogaj, koordinatorja Qendresa Ibrahimi dhe zyrtarja Mirjeta Shala. Ndërsa, IPKO është përfaqësuar nga Arben Sylejmani, Kamer Hoti dhe Jakup Ratkoceri, kurse “OrangeNet” nga Vedat Morina dhe Abedin Mulaku.
/Epoka e re/