Komuna e Fushë Kosovës me aksion për pastrimin e mbeturinave

03 prill 2019 | 16:06

Komuna e Fushë Kosovës, konkretisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Mjedisit, është duke vazhduar me pastrimin dhe mirëmbajtjen e pjesëve të ndryshme në qytet dhe në fshatra.

Gjatë këtij aksioni për pastrimin e mbeturinave, baltës, rërës dhe barishteve, në fokus ishin vendet që frekuentohen më së shumti gjatë vikendeve nga qytetarët, si: rruga që të dërgon deri tek Kalaja e Harilaçit, pastaj rrugët e fshatit Sllatinë, duke përfshirë edhe Pishat e Sllatinës si dhe ura tek fshati Vragoli.

Kjo komunë ka lutur qytetarët që të kenë kujdes në mirëmbajtje të ambientit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, së bashku me…