Komuna e Gjakovës, bashkë me KRM “Çabrati”, shpërndajnë komposterë shtëpiakë

13 nëntor 2020 | 12:45

Komuna e Gjakovës në bashkëpunim me KRM “Çabrati” ka filluar shpërndarjen e komposterëve shtëpiakë. Kjo shpërndarje e komposterëve po bëhet në kuadër të projektit “Kompostimi shtëpiak” në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH dhe organizatën joqeveritare Green Art Center-Prishtina (GAC).

Gjatë lancimit të projektit në lagjen e Çabratit, Albana Hana Bakalli, udhëheqëse e sektorit për Menaxhimin e Mbeturinave, tregoi se janë gjithsej 266 komposterë të cilët shërbejnë për grumbullimin e mbeturinave organike.

“Të njëjtat pas gjashtë muajsh, shndërrohen në pleh organik, proces ky i rëndësishëm për një ambient të pastër. Shpërndarja do të vazhdojë në Bllokun e Ri, fshatin Dobrixhe dhe atë Pjetërshan”, ka njoftuar Komuna e Gjakovës.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua ka frymëzuar shumë njerëz me historinë e saj…