Komuna e Gjakovës ka përmbushur 96.2 për qind të planit të veprimit për transparencë komunale
10 nëntor 2020
| 14:13
Komuna e Gjakovës ka përmbushur 96.2 për qind të planit të veprimit për transparencë komunale, konkretisht ka kryer gati të gjitha detyrat lidhur me respektimin e udhëzimit administrativ për mirëmbajtjen e uebfaqes zyrtare.
Ky vlerësim maksimal është bërë nga Lëvizja Fol, në kuadër të zbatimit të projektit për Transparencë Komunale të mbështetur nga Friedrich Ebert Stiftung Prishtina Office.
“Faleminderit qytetarëve dhe administratës komunale për bashkëpunimin e ndërsjellë”, ka njoftuar Komuna e Gjakovës.
(Q.R / Epoka e re)