Komuna e Gjakovës nënshkruan kontratë milionshe, ky investim do të realizohet
Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratën me kompaninë “Jeton Bakalli B.I”, për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale me numër kadastral P-70705029-00468-23,Z.K Gjakovë-Qytet ku do të ndërtohet parkingu i Stadiumit të Qytetit, qendra tregtare dhe hoteli në vlerë prej 20 milionë euro.
Sipas Gjinit kjo është kontrata më e madhe e bashkëpunimit të komunës me një investitor privat.
Njoftimi i plotë i kryetarit Gjini:
Pas verifikimit të ligjshmërisë 🤝, sot kemi nënshkruar kontratën me kompaninë “Jeton Bakalli B.I” ✍️, për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale me numër kadastral P-70705029-00468-23,Z.K Gjakovë-Qytet ku do të ndërtohet parkingu i Stadiumit të Qytetit, qendra tregtare dhe hoteli në vlerë prej 20 milionë euro.
Kjo është kontrata më e madhe e bashkëpunimit të komunës me një investitor privat. Gjakova do ta ketë një aset të jashtëzakonshëm infrastrukturor, biznesor dhe rekreativ .
Projekti i realizuar nga kjo kompani, do të jetë njëri prej investimeve më të mëdha, të bëra ndonjëherë në Gjakovë nga sektori privat dhe si i tillë do të jetë një aset i jashtëzakonshëm për komunën tonë.
Investirorit i dëshirova shumë suksese në përfundimin e shpejtë të këtij projekti.