Komuna e Gjakovës premton 650 mijë euro investime për Rekën e Keqe në vitin 2019
Fushata e e debateve në kuadër të Dëgjimeve Buxhetore të organizuara nga komuna e Gjakovës, ka vazhduar sot në regjionin e Rekës së Keqe, e ku janë mbajtur dy takime në fshatrat Molliq dhe Ponoshec.
Ekipi i komunës së Gjakovës i përbërë nga drejtorët Durim Halilaj, Flamur Fetahaj, Adelina Shehu – Kola dhe Shpat Nivokazi, kanë bashkëbiseduar me banorët e kësaj ane dhe para tyre kanë shpalosur të gjitha projektet që komuna ka planifikuar të investojë në këtë zonë gjatë vitit 2019 dhe viteve pasuese.
Duke e vlerësuar rajonin e Rekës së Keqe si njërin prej rajojeve më të anashkaluar në të kauarën, drejtori për Buxhet dhe Fiananca Durim Halilaj ka bërë të ditur se nga buxheti i investimeve për vitin 2019, në Rekën e Keqe janë planifikuar të investohen rreth 650 mijë euro, pa përfshirë këtu edhe projektet për shtrimin e rrugëve dhe troatuarëve me kubëza, si projekte që realizohet me buxhet të vecantë si dhe pa përfshirë projektet e siguruara nga niveli qëndror.
Drejtorët komunal kanë përmendur disa projekte jetike për banorët e Rekës së Keqe, përfshirë këtu projekte infastrukturore, ato në lëminë e bujqësisë, shëndetësisë, arsimit e të tjera.
Dëgjimet Buxhetore, do të vazhdojnë nesër me debatin që planifikohet të mbahet me banorët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas në lagjen Sefë, për tu përmbyllur në tërësi si proces ditën e enjte, me debatin kryesor në të cilin janë të ftuar të gjithë qytetarët e interesuar.