Komuna e Gjilanit bashkë FSK-në pastrojnë ambientin dhe mbjellin drunj te penda e Livoqit
Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Regjimentin e Parë të Forcave Tokësore të FSK-së dhe Agjencionin për Zhvillim Rajonal Lindje, kanë bërë pastrimin e ambientit dhe kanë mbjellë drunj dekorativ përskaj pendës së Livoqit. Nënkryetari i komunës, Arbër Ismajli, ka apeluar të qytetarët që të mos i hedhin mbeturinat.
Ai ka siguruar se qytetarët që aty ku ka mundësi, Komuna e Gjilanit do të ndërhyjë për ta pastruar çdo pjesë ku ka mbeturina.
“Fal përkushtimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, ne e pastruam pendën e Livoqit dhe mbollëm drunj dekorativ. Ky aksion është simbolik dhe nuk është as i pari dhe besoj që nuk do të jetë as i fundit që FSK-ja do të na bashkëngjitet. Në emër të kryetarit Haziri, e falënderoj FSK-në që janë gjithmonë me ne”, ka thënë Ismajli.
Zëvendëskomandanti i Regjimentit të Parë i Forcave Tokësore të FSK-së, major Kadri Berisha, ka thënë se do t’u dalim në ndihmë institucioneve sa herë që kërkohet nga ta.
Në emër të Agjencisë për Zhvillim Rajonal Lindje, ka folur drejtori ekzekutiv, Agim Zeka, i cili e ka falënderuar Komunën dhe FSK-në për pastrimin e ambientit aty dhe mbjelljen e drunjve.