![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/gjilan-7.jpg)
Komuna e Gjilanit investon në hapësirën publike në lagjen “Iliria”
Investimet e Komunës së Gjilanit janë të vazhdueshme në të gjitha dimensionet, që përfshijnë infrastrukturën dhe modernizimin e saj në funksion të shfrytëzimit funksional dhe shërbimeve më të mira për qytetarët kudo që ata jetojnë.
Komuna e Gjilanit në lagjen “Iliria” ka investuar rregullimin e parkut, parkingjeve dhe hapësirës rekreative për fëmijë që ka ndryshuar pamjen e lagjes, ka krijuar qasje funksionale për banorët, hapësirë më të mirë për sektorin e biznesit dhe njëkohësisht është eliminuar degradimi i saj.
Ky projekt që është rregulluar në një hapësirë prej 3060 metra katror me 50 vende për parking të veturave për banorët dhe bizneset, me këndin e lojërave për fëmijë në sipërfaqe prej 150 metra katror, ndriçimin publik dhe gjelbërimin, i ofrojnë qytetarit hapësira të përbashkëta publike dhe lehtësojnë jetën e banorëve të kësaj lagjeje.
Ky projekt ka kushtuar 84,443.63 euro dhe tashmë është vendosur një standard model i organizimit në këtë lagje, duke eliminuar kështu anarkinë e cila mbizotëronte më parë.
“Bazuar në planifikimin e komunës së Gjilanit, me standard të tillë, për kushte më të mira për banorët, do të punohet vazhdimisht, në mënyrë që shërbimi ndaj qytetarëve të jetë gjithmonë më i lartë dhe vlera e pronës private gjithnjë e më shumë të ngritët”, ka njoftuar komuna e Gjilanit.