![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/12/gjilan-10.jpg)
Komuna e Gjilanit largon deponinë në lagjen “Iliria”
25 dhjetor 2020
| 14:32
Për të katërtën herë gjatë këtij viti, Komuna e Gjilanit ka larguar deponinë e egër në lagjen” Iliria”.
Nënkryetari i komunës, Arbër Ismajli, ka njoftuar për masa rigoroze ndaj të gjithë atyre që e ndotin ambientin, siç është rasti në këtë lagje në zemër të qytetit.
“Të gjithë ata që e shëmtojnë qytetin dhe e ndotin ambientin, në momentin që hasen nga zyrtarët e Inspekcionit, do të gjobiten sipas ligjeve në fuqi dhe lënda do të drejtohet në organet e shtetit për procedim”, ka thënë Ismajli, derisa ka apeluar qytetarët që të mos e ndotin ambientin duke hedhur mbeturina vend e pa vend.
omuna e Gjilanit për gjashtë muaj të këtij viti ka shpallur aksion të pastrimit të qytetit.
(Q. R / Epoka e re)