Komuna e Gjilanit merr përkrahje nga Ministria e Infrastrukturës 2.4 milionë euro

26 maj 2022 | 11:55

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, për bashkëfinancim të projekteve infrastrukturore në vlerë prej 2,417.272 euro.

Kryetari Hyseni ka thënë se tashmë Gjilani do të ketë mbështetjen e nevojshme për të siguruar një infrastrukturë më të mirë.

“Me vlerën e shtuar nga ky financim, tanimë Gjilani do të ketë mbështetjen e nevojshme për të siguruar një infrastrukturë më të mirë. Vazhdojmë para me jetësimin e programit qeverisës!”, ka thënë Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latfi dhe ministri i…