Komuna e Gjilanit nderon profesorin dhe humanistin Naim Shaqiri

05 mars 2020 | 16:03

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është organizuar të enjten një mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit Naim Shaqiri, të cilin e kanë vlerësuar të gjithë të pranishmit për kontributin e tij të dhënë që nga aksioni për pajtimin e gjaqeve e deri në ditët e sotme në përkushtimin për punë dhe përgatitjen e nxënësve për të ardhmen.

Në fjalën e tij, kryetari Haziri ka thënë se Gjilani është në ditë zie për ndarjen nga jeta të profesor Naim Shaqirit, në shenjë respekti për veprën e madhe dhe aktivitetin permanent që ai ka bërë gjatë gjithë jetës.

“Jemi sot këtu në këtë objekt të Bibliotekës së Qytetit, sepse ai e deshi këtë vend, u përkujdes për këtë projekt dhe sot bashkërisht jemi në nderim të jetës dhe veprës së Naim Shaqirit. Të nderuar veteranë të arsimit, rotarianë, nxënës të tij kudo që jeni dhe të pranishëm, Naimi ka qenë me të gjithë ne. Me Naimin jam njohur që nga protesta e 1 tetorit të para 32 vjetëve, si gjilanas dhe i pjekur sepse ai ishte edukator për ne dhe rezistues në proces. Pos kësaj ai ishte edhe pajtimtari i parë i anës tonë në Këshillin e Kosovës për Pajtimin e Gjaqeve, që në fakt ishte pajtim kombëtar apo politik i të gjithë shqiptarëve në atë kohë”, ka thënë ai.

Haziri ka thënë se ai ishte aktiv dhe i pandalshëm asnjëherë deri në ditën e djeshme.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo njihet për dashurinë që ka për pushimet tropikale dhe…