Komuna e Gjilanit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me kolegjin Heimerer
26 korrik 2022
| 12:34
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me përfaqësuesit e kolegjit Heimerer, për ngritjen e kualitetit të shërbimeve shëndetësore në komunën e Gjilanit.
Hyseni ka bërë me dije se nëpërmjet nënshkrimit të këtij memorandumi është formalizuar bashkëpunimi për organizimin dhe realizimin e praktikës së studentëve të kolegjit në kuadër të aktiviteteve të Komunës së Gjilanit.
“Vizita sistematike në shkollat tona, projekte të përbashkëta dhe pilot-projekte që kanë për synim ngritjen e kualitetit të shërbimeve shëndetësore janë disa nga fushat të cilat përfshihen në këtë memorandum”, ka thënë Hyseni.