Komuna e Gjilanit njofton për shtyrjen e afatit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë
Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunë së Gjilanit, ka njoftuar qytetarët e kësaj komune se për shkak të vonesës së lëshimit të faturave nga Ministria e Financa, Departamenti i tatimit në pronë, kjo e fundit ka marrë vendim që të shtyhet afati i pagesës së këstit të parë për tatim në pronë.
Sipas kësaj komune, ky afat do të jetë deri më 28 qershor 2019.
Drejtori për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi, ka njoftuar se ky vendim ka paardhur pas shkresës zyrtare e cila ka ardhur nga Ministria e Financave.
Ndërkohë, afati i ankesave shtyhet deri më 31 maj 2019, përderisa pagesa e këstit të dytë të tatimit në pronë mbetet 30 shtator 2019.
“Apelohen qytetarët që t’u përmbahen këtyre afateve të pagesave, ngase për çdo vonesë obliguesi i tatimit në pronë ndëshkohet me kamatë”, ka njoftuar Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit
/Epoka e re/