Komuna e Gjilanit nxjerr në diskutim publik planin e veprimit për transparencë 2022 – 2026

14 qershor 2022 | 11:47

Komuna e Gjilanit ka nxjerr në diskutim publik planin e veprimit për transparencë 2022 – 2026, të cilin e ka prezantuar drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, njëherësh kryesuese e grupit punues, Doruntina Hasani.

Gjatë prezantimit, Hasani ka thënë se ky propozim-plan është hartuar dhe përgatitur si model nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), është në përputhje me legjislacionin në fundit dhe i cili i është përshtatur nevojave të funksionimit të të gjitha sektorëve të komunës së Gjilanit, përfshirë zyrën e kryetarit, drejtoritë e Kuvendin Komunal.

“Plani ka për qëllim që t’i krijojë disa korniza me qëllim që të veprojmë brenda përbrenda atyre kornizave, të respektojmë dispozitat ligjore dhe nënligjore të aplikueshme, në mënyrë që të rritet llogaridhënia e organeve të Komunës dhe të jemi sa më transparentë në veprimet e vendimet që ndërmarrin organet e Komunës”, ka thënë drejtoresha Hasani.

Në kuadër të këtij plani, është paraparë publikimi i njoftimeve për takimet e Kuvendit të Komunës, transmetimi i mbledhjeve të Kuvendit, publikimi i akteve të Kuvendit, publikimi i planit të punës, ofrimi i qasjes së drejtpërdrejtë në informata dhe dokumente publike, publikimi i raporteve të punës se Kuvendit, publikimi i profileve te anëtarëve të Kuvendit, e publikimi i të dhënave për përbërjen e Komiteteve.

Po ashtu, plani katërvjeçar parasheh publikimin e akteve të kryetarit, përfshirjen e hershme të publikut në procesin e planifikimit, publikimi i listës së pronave të planifikuara për dhënie për shfrytëzim, mbajtja e takimeve publike e konsultimeve të tjera me publikun, shqyrtimi i kërkesave e peticioneve të qytetarëve, mbajtja e takimeve me qytetarë për KAB-in, mbajtja e konsultimeve me qytetarë për projekt-buxhetin e Komunës, diskutimi i raportit të kryetarit të Komunës në Kuvendin Komunal, etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel do ta vizitojë…