Komuna e Gjilanit pastron rrugët në qytet

21 shkurt 2022 | 13:10

Komuna e Gjilanit gjatë vikendit ka vazhduar me pastrimin dhe larjen e rrugëve në qytet, në kudër të mirëmbajtjes për një ambient sa më të pastër.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Mentor Mihovci, ka thënë se këto do të jenë angazhime të vazhdueshme.

“Drejtoria e Shërbimeve Publike, Infrastrukturë dhe Banim në bashkëpunim me operatorin për mirëmbajtjen e rrugëve, ka vazhduar pastrimin dhe larjen e rrugëve edhe gjatë vikendit sipas kalendarit të punës, dhe do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme. Bashkë e pastrojmë Gjilanin”, ka thënë drejtori Mihovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miliona euro llogari bankare janë demaskuar nga një investigim i…