Komuna e Gjilanit punë praktike me pagesë për moshat 16 – 24 vjet
11 prill 2024
| 21:09
Komuna e Gilanit ka njoftuar se edhe këtë vit do të vazhdojë programin e punës praktike të nxënësve dhe studentëve në intstitucionet komunale.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar takime të ndara sot me Këshillin e Nxënësve të Gjilanit dhe studentët e Universitetit “Kadri Zeka”.
“Njoftuam të rinjtë për programin që mundëson 3 muaj praktikë në institucionet lokale me pagesë. Jemi një hap më tutje drejt fuzionimit të mësimit teorik me praktikën”, tha kryetari Hyseni.