Komuna e Gjilanit shpërndan mekanizma bujqësor për 60 fermerë

23 shtator 2019 | 12:44

Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Gjilanit ka shpërndarë mekanizma bujqësor për 60 fermerë, vlera e të cilëve është afro 53 mijë euro.

Drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka deklaruar se ky është viti i gjashtë që komuna shpërndan këtë pako mekanizma bujqësor.

“Është viti i gjashtë që e promovojmë këtë projekt, duke e vlerësuar rëndësinë e mekanizimit bujqësor. Nga kjo pako mbështetëse, përfitojnë 20 fermerë me spërkatëse 440 litërshe, 10 fermerë përfitojnë rotofreza, 10 të tjerë përfitojnë piajtore me 24 disqe, 10 fermerë kosa rotative, ndërsa 10 fermerë të tjerë përfitojnë grumbulluese të sanës. Për pak ditë, edhe dhjetë fermerë do të furnizohen me makina për mbjelle të misrit. Pra, janë 70 pajisje mekanizimi. Urime të gjithë përfituesve”, ka deklaruar Ramadani.

Ramadani tutje ka thënë se krahas këtij aktiviteti, Drejtoria për Bujqësi e ka të hapur edhe thirrjen për aplikim për farë të grurit, duke shtuar se mekanizimi bujqësor do ta krijojë mundësinë e punimit cilësor të tokës e rritjes së rendimentit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…