Komuna e Istogut ndan 38 bursa për studentë
06 gusht 2018
| 14:20
Komuna e Istogut ka ndarë 38 bursa për studentët të cilët kanë treguar suksese të mira gjatë studimeve.
Pjesë e ndarjes së kontratave për bursa ishte nënkryetari i kësaj komune, Lulzim Blakaj, i cili i ka përgëzuar studentët për përzgjedhjen e tyre nga komisioni i cili ishte i përbërë nga anëtarët e Kuvendit Komunal si dhe nga Drejtoria për Arsim.
“Në emër të Komunës së Istogut dhe kryetarit Haki Rugova ju përgëzoj për përzgjedhjen e juaj si bursist të komunës. Kjo tregon angazhimin dhe suksesin e juaj që keni arritur gjatë studimeve. Ju uroj suksese në të ardhmen dhe përfundim të suksesshëm të studimeve me rezultate sa më të mira”, ka thënë Blakaj.
Përzgjedhja e bursisteve është bërë bazuar në rregulloren komunale për ndarjen e bursave.