Komuna e Junikut dhe Deçanit organizojnë olimpiadën në matematikë
Komuna e Junikut ka bërë me dije se në Gjimnazin “Kuvendi i Junikut” është mbajtur olimpiada në matematikë.
Kjo komunë u ka uruar suksese të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve pjesëmarrës në këtë garë.
Koordinatore për Komunën e Junikut në olimpiadën matematike është caktuar Ajete Gjuli.
Edhe në Kmunën e Deçanit është mbajtur kjo garë, ku 63 nxënës i janë nënshtruar testit në matematikë. “63 nxënës të shkollave të Komunës së Deçanit i janë nënshtruat testit në garën komunale Olimpiada e Matematikës, organizuar nga Drejtoria e Komunale e Arsimit (DKA) në Deçan. Gara u mbajt në ambientet e shkollës së mesme teknike profesionale ‘Tafil Kasumaj’ në Deçan”, ka njoftuar Komuna e Deçanit.
Sipas këtij njoftimi, drejtori i DKA-së, Bekim Vishaj, ka falënderuar drejtorin e shkollës “Tafil Kasumaj”, Zenel Kasumaj, për angazhimin e tij dhe gatishmërinë e vazhdueshme të bashkëpunimit, sidomos për arsimin deçanas.
Gjithashtu Vishaj ka përgëzuar profesorin Muharrem Kukalaj për profesionalizmin e treguar gjatë gjithë kohës si dhe ka falënderuar të gjithë mësimdhënësit për punën e tyre në të mirë të nxënësve.
/Epoka e re/