Komuna e Junikut, e përkushtuar për të ofruar ambient të sigurt për qytetarët
25 dhjetor 2019
| 15:16
Komuna e Junikut ka shfaqur shqetësimin e saj, ku pas të reshurave të shiut vendpunishtja e shkollës së re në këtë komunë është shndërruar në lokacion të rrezikshëm për nxënësit.
Menjëherë pas kësaj, inspektorati komunal ka pezulluar punimet për të intervenuar kompania punëkryese, e cila ka izoluar vendpunishtën në mënyrë që nxënësit të mos kenë qasje dhe që rrezikshmëria të evtiohet.
“Komuna e Junikut mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve të mira dhe për një ambienti të sigurt për qytetarët”, ka njoftuar Komuna e Junikut.
/Epoka e re/