Komuna e Junikut kërkon ndihmën e Qeverisë për t’u mbrojtur nga koronavirusi
Komuna e Junikut i ka bërë thirrje publike kryeministrit Albin Kurti për ndihmë kundër koronavirusit.
Përmes një reagimi për media, Komuna e Junikut ka bërë me dije se është e mobilizuar për situatën e krijuar pas shfaqjes së koronavirusit, por në pamundësi të kapaciteteve financiare i ka bërë thirrje qeverisë që në hartën e strategjisë për masa preventive të përfshihet dhe Komuna e Junikut.
“Kërkojmë nga ju reflektim dhe furnizim urgjent të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Administratës Komunale, Stacionit Policor dhe Zjarrëfikësëve me mjete mbrojtëse ndaj Virusit COVID-19 në mënyrë që shërbimi i tyre ndaj qytetarëve të vazhdoj normalisht, furnizim të mjaftueshëm me barna esenciale për QKMF-në dhe ushqim për skamnorët”, është bërë me dije në reagimin e Komunës së Junikut.
Njoftimi i plotë i Komunës së Junikut:
FTESË PUBLIKE
Shumë i nderuar, Kryeminister Kurti!
Të gjithë jemi të vetëjshëm për pandemin CORONA Virusi COVID-19 i cila po na sfidon të gjithëve, qeverinë qendrore dhe qeveritë komunale të Kosovës dhe po rrezikon jetën e qytetarëve tanë bashkë me stafin shëndetēsor, policinë, zjarrfikësit dhe shumë vullnetar në mbrojtje të shëndetit të qytetarit dhe vendit tonë të shtrenjtë e të dashur. Komuna e Junikut është e mobilizuar dhe e përkushtuar në mbrojtje të këtyre vlerave, por në pamundësi të kapaciteteve financiare ju bënë kerkesē publike që në hartën e strategjisë për masa preventive të përfshihet dhe Komuna e Junikut.
Kërkojmë nga ju reflektim dhe furnizim urgjent të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Administratës Komunale, Stacionit Policor dhe Zjarrëfikësëve me mjete mbrojtëse ndaj Virusit COVID-19 në mënyrë që shërbimi i tyre ndaj qytetarëve të vazhdoj normalisht, furnizim të mjaftueshëm me barna esenciale për QKMF-në dhe ushqim për skamnorët.
Komuna e Junikut vazhdon të jetë e fokusuar në masat preventive andaj kërkojmë mbështetjen tuaj me qëllim që këto masa të rezultojnë efektshëm.
Shkatërrimi i virusit është shkëputja e zingjirit bartës/ preventiva.
Të bashkuar për Junikun, Kosovën !
Albin Kurti
#PaPanik
#MeKujdesTëShtuar
_________________
Komuna Junik