Komuna e Junikut kundër marrjes së burimeve të ujit nga komuna e Gjakovës
Në mbledhjen e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), me pëlqimin e Qeverisë Komunale të Junikut, anëtarëve të KKSB-së, OJQ-ve dhe bizneseve u mor vendim që të procedohet një peticion me nënshkrimet e të gjithë qytetarëve të Junikut ku do t’i drejtohen kryeministrit Kosovë, Ramush Haradinaj që të ndalë çdo veprim të Ministrisë së MMPH-së, Komunës së Gjakovës dhe KRU Gjakova, të cilët po tentojnë të marrin në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim me Konventat Ndërkombëtare të ujërave, burimin e ujit të Erenikut të vogël, për rezultat: ndaljen e lumit, shkatërrimin e ekosistemit natyror, florën dhe faunën, bërjen e tokave bujqësore djerrina, lënien pa ujë të pijes për qytetarët e Komunës së Junikut me rrethinë, përfundimisht vdekjen e lumit Erenik.
/Epoka e re/