Komuna e Junikut nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Covid-19
Komuna e Junikut ka njoftuar se nuk ka shënuar asnjë rast të infektuar me Covid-19, ndërsa si masë preventive institucionet publike janë duke punuar me staf të reduktuar dhe qytetarët obligohen të bartin maskë gjatë marrjes së shërbimit.
“Qytetarët e Junikut po vazhdojnë të tregojnë kujdes dhe disciplinë në vazhdimësi që nga shfaqja e pandemisë, duke u vetizoluar në rast lëvizje apo kontakti me persona të vendeve që shënojn raste të të infektuarve me Covid-19, gjithashtu qytetarët e riatëdhesuar apo që kanë ardhur nga qytete tjera të prekura nga virusi Covid-19 që nga data 13 mars janë vetizoluar dhe gjendja e tyre shëndetësore është përcjell nga stafi mjekësor për 14 ditë me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik”, ka njoftuar komuna e Junikut.
“Ashtu siç po veprohet edhe tani kur kemi lirim të lëvizjes tokësore dhe rritje të fluksit të mërgimtarëve që vizitojnë vendlindjen. Rasti i konfirmuar pozitiv me Covid-19 i bashkëvendasit tanë një javë pasi që është kthyer në Zvicër nga Kosova nuk duhet të merret si shqetësim, pasiqë familjarët e tij në Kosovë vullnetarisht kanë shprehur gadishmërin të vetëizolohen edhepse nuk shfaqin asnjë simptom dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë”.
“Lusim qytetarët të tregojnë kujdes në respektimin e masave mbrojtëse, të vazhdojnë të tregojnë disciplinën e treguar gjatë tre muajve paraprak, pasiqë respektimi i masave mbrojtëse do t’u mbajë të shëndetshëm”, ka njoftuar komuna e Junikut.
(Q.R / Epoka e re)