Komuna e Junikut pajiset me traktor për pastrimin e borës dhe fshirjen e rrugëve

10 shkurt 2021 | 14:51

Komuna e Junikut për shkak të performancës së mirë në kuadër të projektit “Shërbime të qëndrueshme komunale”, GIZ-i në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, në raundin e parë të grantit të performancës (mjedisi i pastër) është shpërblyer, duke qenë përfituese e fondit në vlerë prej 45 mijë e 848 euro.

Në kuadër të kësaj, kryetari i Junikut, Agron Kuçi, ka mirëpritur përfaqësueset nga GIZ-i, ku edhe është bërë pranim-dorëzimi i traktorit për pastrimin e dëborës dhe fshirjes së rrugëve. Me këtë rast, Kuçi ka falënderuar GIZ-in për përkrahjen e vazhdueshme që është duke i ofruar Komunës së Junikut.  Komuna e Junikut sipas vlerësimit nga GIZ-i që nga viti 2018 ka zero deponi ilegale si rezultat i angazhimit për “Junikun e pastër dhe ekologjik”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar të…