
Komuna e Kaçanikut dhe Policia e Kosovës konfirmojnë bashkëpunimin
10 janar 2018
| 12:51
Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut, Ylber Bajra, ka pritur të mërkurën në takim komandantin e Stacionit të Policisë në Kaçanik, Afrim Halili me bashkëpunëtorë.
Gjatë këtij takimi është konfirmuar bashkëpunimi në mes të Policisë së Kosovës dhe komunës së Kaçanikut, sidomos në fushën e mbrojtjes së pyjeve si dhe në fushën e arsimit- largimit të dukurive negative tek nxënësit.
Në takimin kanë qenë prezent edhe drejtori i Arsimit dhe Kulturës, Zahir Doda si dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Fatmir Loku.