
Komuna e Kaçanikut e angazhuar për përkrahjen e bizneseve lokale
24 mars 2019
| 17:33
Komuna e Kaçanikut në bashkëpunim me organizatën “Help” ka filluar vizitat në terren te bizneset ekzistuese dhe “start-up” të cilat kanë aplikuar për mbështetjen me grante, në kuadër të projektit që financohet nga kjo komunë dhe organizatë.
Programi i vetëpunësimit ka për qëllim nxitjen e aftësive për punësim dhe ndërmarrësi dhe zgjerimin e mundësive për punë për të rinjtë nga Gjilani, Vitia, Kaçaniku dhe Hani i Elezit.
Programi financohet nga USAID Empower Private Sector në partneritet me Sida-Styrelsen për Internationellt Utvecklingssamarbete.
/Epoka e re/