Komuna e Kaçanikut gjatë vitit 2018 subvencionojë 405 fermerë
Komuna e Kaçanikut gjatë vitit 2018 ka përkrahur me subvencione 405 fermerë të kësaj komune.
Është bërë me dije se në kuadër të projekteve të planifikuara për tremujorin e fundit janë realizuar edhe disa projekte që kishin për qëllim përkrahjen e fermerëve me pajisje të ndryshme në zhvillim të veprimtarive të tyre bujqësore.
Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi, së bashku me drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Fatmir Loku, kanë monitoruar procesin e shpërndarjes së pajisjeve bujqësore.
Me këtë rast, ai ka thënë se kjo komunë ka vazhduar traditën e përkrahjes së fermerëve, me qëllim që të kenë mundësi teknike për realizimin e veprimtarive bujqësore.
Ilazi ka theksuar se edhe gjatë vitit 2019 do të vazhdohet me përkrahje të bujqve, të cilët kryesisht merren dhe krijojnë të ardhura familjare nga bujqësia.
Drejtoria e Bujqësisë në Kaçanik ka realizuar projektin për mbështetje të fermerëve kultivues të grurit, ku përfitues kanë qenë 95 fermerë, ndërsa vlera e projektit është 12 mijë 990 euro, projektin për mbështetje të fermerëve blegtorë për blerje të makinave mjelëse, përfitues 56 fermerë, ndërsa vlera e projektit është 8 mijë 960 euro. Gjithashtu është realizuar edhe projekti për mbështetje të fermerëve për blerje të mekanizmit bujqësore.
Po ashtu Komuna e Kaçanikut gjatë vitit 2018 ka përkrahur bletarët me koshere të bletëve, ku përfitues kanë qenë 94 bletarë, ndërsa janë përkrahur edhe 70 fermerë me serra në kuadër të projektit për mbështetje të fermerëve me serra që ka kushtuar 27 mijë 890 euro.
/Epoka e re/