Komuna e Kaçanikut pajisë kompaninë “Pastërtia” me 2 300 kontejnerë

19 dhjetor 2018 | 15:26

Në kuadër të implementimit të planit komunal për menaxhimin e mbeturinave, Komuna e Kaçanikut ka pajisur Kompaninë “Pastërtia” me 2 300 kontejnerë me nga 120 litra.

Nënkryetari i kësaj komune, Ylber Bajra, ka vizituar kompaninë “Pastërtia” dhe ka parë nga afër procesin furnizimit me kontejnerë, ndërsa e ka vlerësuar këtë aktivitet të rëndësishëm për forcimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave.

Ndërsa drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, Ramadush Osmani, ka thënë se edhe ky projekt është duke u realizuar në kuadër të përmbushjes së objektivave të dala nga plani lokal për menaxhimin e mbeturinave, ku është paraparë që deri në vitin 2018 të shpërndahen 3000 copë shporta nga 120 litra.

Ai ka bërë me dije se do të vazhdohet edhe gjatë vitit të ardhshëm me shtim të kapaciteteve në këtë kompani, me qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe krijimin e një ambienti të pastër për të gjithë.

Projekti në tërësi ka kushtuar 40 mijë e 250 euro dhe është financuar në tërësi nga buxheti komunal.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Komunal i Ferizajt prej dy vjetësh kishte marrë marr…