Komuna e Kamenicës me ndryshime të mëdha në çerdhen e fëmijëve
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se tashmë fëmijët në çerdhen e Kamenicës do të konsumojnë vetëm ushqim të shëndetshëm.
“Gjatë vizitave të mia atje kam parë që fëmijët deri vonë nuk janë ushqyer shëndetshëm, për shkak që e njëjta meny ka qenë për të gjithë fëmijët e të gjitha grupmoshave në çerdhe dhe gjithashtu menyja ka qenë e pasur me ushqime tejet të procesuara, jo të shëndetshme dhe rrallë herë me prejardhje vendore. Këtë e kemi ndryshuar dhe jam shumë e lumtur për këtë”, ka thënë nutricionistja DiellzaArifi.
Drejtoresha e IP “Filizat” Xhevrije Krasniqi ka thënë se të ushqyerit e shëndetshëm është mjaft i rëndësishëm në çdo fazë jetësore e aq më shumë në fëmijërinë e hershme. “Në institucionin parashkollor ‘Filizat’ fëmijët ushqehen me ushqime të shëndetshme, gjë që ndikon në rritjen e zhvillimin e tyre, ku konsideroj se është një përparësi mjaftë e madhe për këtë institucion”, ka thënë Krasniqi.