Komuna e Kamenicës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Help-Hilfe zur Selbsthilfe

10 korrik 2021 | 13:16

Komuna e Kamenicës sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Help-Hilfe zur Selbsthilfe misioni në Kosovë në kuadër të projektit “Fuqizimi socio-ekonomik i Ballkanit Perëndimor”.

Ky program synon të rris stabilitetin socio-ekonomik të rajonit gjatë periudhës ‪2021-2022‬, ndërsa qëllimi është krijimi i mekanizmave dhe rrjeteve për fuqizimin e grupeve të margjinalizuara, përfshirë masat e rimëkëmbjes nga Covid-19 dhe në këtë mënyrë mundësojmë përfshirjen e tyre dhe prosperitetin shoqëror.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati tha se është i lumtur që sot u nënshkrua marrëveshje prej 83 mijë euro.

“Shumë i lumtur që bashkë me Help-Hilfe zur Selbsthilfe Misioni në Kosovë, në kuadër të projektit “Fuqizimi socio-ekonomik i Ballkanit Perëndimor”, nënshkruam marrëveshje ne vlerë prej 83 mijë eurosh. Programi nga kjo marrëveshje synon të rrisë stabilitetin socio-ekonomik të rajonit gjatë periudhës 2021-2022, dhe si qëllim kryesor ka krijimin e mekanizmave për fuqizimin e grupeve të margjinalizuara, përfshirë masat e rimëkëmbjes nga COVID-19. Në projekt Komuna e Kamenicës përfshihet me 20 grante në sektoret bujqësi, zejtari dhe shërbime, ndërsa kontributi i komunës është 30%. Krahas pajisjeve, përfituesve do t’u ofrohen edhe trajnime profesionale dhe mbështetje teknike pasi të kenë pranuar pajisjet”, tha Kastrati.

Kastrati për arritjen e kësaj marrëveshje falënderoi drejtoreshën për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Majlinda Krasniqin, për kontributin dhe angazhimin në këtë program tejet të rëndësishëm, marrë parasysh dëmet që na i ka shkaktuar pandemia.

E lumtur për arritjen e kësaj marrëveshje u shpreh edhe drejtoresha e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Majlinda Krasniqi, e cila theksoi se kjo marrëveshje do të rrisë stabilitetin socio-ekonomik në komunën tonë.

Në këtë projekt Komuna e Kamenicës përfshihet me 20 grante në sektoret bujqësi, zejtari dhe shërbime, ndërsa kontributi i Komunës është 30%.

Vlera mesatare e një granti, për një përfitues, është deri në 2,000.00 euro, shumë kjo e cila përfshinë edhe kontributin nga klientët e përzgjedhur (përfituesit) prej 20%.

Krahas pajisjeve, përfituesve do t’u ofrohen edhe trajnime profesionale dhe mbështetje teknike pasi të kenë pranuar pajisjet.

Informacionet e tjera do të ofrohen përmes takimeve informuese që do të mbahen në fillim të projektit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pfizer dhe BioNTech po përgatiten të fillojnë provat klinike në…